Prokuroria është tërhequr nga ndjekja penale e ish zëvendësministrit të FSK-së, Fadil Gashi.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Besnik Berisha përmes një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Fatkeqësisht, kjo ndjekje penale z. GASHI i kushtoi me lirimin e tij nga detyra si ish zv. ministër i qeverisë Mustafa, pasojë kjo tejet e rendë për një zyrtar që nuk ka bërë shkelje ligji”, ka shkruar Berisha.
“Koha të sanksionohet edhe abuzimi me të drejtën diskrecionale, në të kundërtën, do kemi hetime e dështime pafund, me pasojë jo vetëm për pushtetarët, por edhe për qytetarët”.
“Një epilog të tillë e kemi parashikuar dhe paralajmëruar që në shqyrtimin fillestar kundër z. Gashi”.