Promotori i boksit, Frank Warren, ka konfirmuar që Tyson Fury ka marrë një ofertë për t’u përballur me Mike Tysonin, transmeton Klina.info.
Sidoqoftë, ai ka thënë se beson se do të ishte një ide e keqe që Mike Tyson të ngjitet sërish në ring.
Legjenda e boksit së fundmi ka mahnitur tifozët me fizikun e tij, derisa ka paralajmëruar një rikthim në boks.
“Oferta që ka Tysoni i është dhënë atij. Ka pasur zëra që Mike Tyson të bëjë një meç ekzibicional me Tyson Furyn. Ka pasur një bisedë, por jo me mua. Të jem i sinqertë, nuk është një gjë për të cilën jam i interesuar”, u shpreh Warren./Klina.info