Mëngjesin e sotëm të “Qarshia e gatë”, në Pejë një person është gjendur pa shenja jete.
Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion për rrethanat e vdekjes.
Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 07:00 në Qarshi të Gjatë, është gjetur një trup i pa jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi