Çifti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në dy prej emrave më të njohur të momentit. Ata gjatë qëndrimit të tyre në BBVA realizua një ceremoni martesore në kuadrin e ‘lojës’ ku edhe shkëmbyen puthjen e parë.
Por, në natën kur Kiara u largua për herë të dytë nga BBVA, Luizi vendosi që t’i propozonte për martesë në një moment mjaft magjik.
Megjithatë duket se nuk do të përfundoj me kaq, kjo sepse dyshja do të kurorëzojnë dashurinë me martesë edhe zyrtarisht gjatë finales së BBVA.
Këtë e ka konfirmuar regjisori i Big Brother, Eduart Girshaj në një intervistë në emisionin e fundit të ‘Fun Club’.
I pyetur nëse Luizi dhe Kiara do të realizojnë në ceremoni të vërtetë të martesës gjatë finales së 6 majit, Grishaj e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Po, Kiara dhe Luizi kanë shtatë herë që martohen aty, na është bërë si gjë normale, deri tani kanë bërë prova gjenerale tani erdhi momenti që t’i lëmë provat mënjane dhe të fillojmë me gjëra zyrtare dhe të bukura, ata e kanë zgjedhur vetë duan të bëjnë diçka më zyrtare dhe ne do të bëjmë më të mirën që ata të kenë një natë të paharruar dhe një natë të jashtëzakonshme dhe do të bëjmë diçka shumë të bukur në finale, do të jetë një surprizë shumë e bukur për ata të dy”, ka thënë Grishaj.
Dasma u konfirmua edhe nga Kiara, e cila refuzoi të zbulonte më shumë detaje, por tha se do të jetë diçka e madhe./