Tashmë gjithçka po duket e qartë: Agim Veliu do hyjë në garë për t’u zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan GazetaBlic.Kjo është vërejtur edhe gjatë ditës së sotme, ku bashkëpunëtorët kryesorë të Veliut në Podujevë, kanë filluar fushatën në mbështetje të zgjedhjes së Veliut në krye të LDK-së.Bunjamin Hoti, Besim Latifi dhe Bujar Gimolli, janë vetëm disa nga anëtarët e lartë të LDK-së në Podujevë, që sot kanë filluar që të tregojnë pse Agim Veliu është i duhuri për kreun e LDK-së.
Madje, njëri prej tyre në mbishkrimin e Veliut, ka shkruar fjalët: tik tak, tik tak, duke ia bashkangjitur edhe një orë.Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet më 3 gusht, teksa deri më tani shihet se për postin e ‘kryetarllëkut’ të partisë, mund të garojnë më shumë se pesë persona.Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, tashmë hapur e kanë shprehur gatishmërinë për ta shpallur kandidaturën për të partin e partisë.Kjo ka ndodhur për shkak të dështimit për arritjen e një marrëveshje brenda krerëve të LDK-së për pozitën e kryetarit.Këtë marrëveshje e ka kërkuar kryetari i Gjilanit, njëherësh kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nëse nuk ka dakordim brenda partisë, atëherë ai do të jetë njëri ndër kandidatët për ta drejtuar LDK-në.Teksa edhe djali i Isa Mustafës, Besniku, sot gjatë ditës ka publikuar një fotografi me babain e tij, duke thënë se janë në disponim për të marrë rol të ri brenda LDK-së.Njëjtë ka vepruar edhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili në arsyetimin e kandidaturës së tij ka thënë se çka t’i jap LDK-së dhe Kosovës.