Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, nuk do të mund të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku,
Hannover 96 nuk e ka lejuar futbollistin që të grumbullohet me kombëtaren kosovare pasi që pas kthimit në Gjermani do të duhej të karantinohej për 2 javë.
Po ashtu, probleme të ngjashme po besohet se kanë edhe disa futbollistë që luajnë në Zvicër.