Sipas të dhënave zyrtare, Suedi, shteti i cili nuk ka marrë asnjë masë për kufizimin e lëvizjes, ka regjistruar mbi 10 mijë raste me koronavirus.
Kurse, deri tani në këtë shtet kanë vdekur 887 persona të prekur nga koronavirusi, njoftojnë autoritetet suedeze.
Shifrat e Suedisë janë më të lartat në Skandinavi, por vendi ka popullsi më të madhe se fqinjët.
Qeveria suedeze i ka mbajtur të hapura restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Gjithashtu lejohen grumbullimet deri në 50 persona.