Numri total i të prekurve me coronavirus në Serbi ka shkuar në katër. Vetëm dje janë konfirmuar dy raste të reja të infektuarve, kështu që numri total shkon në katër.
Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera negative, transmeton Telegrafi.