Në veri të Kosovës janë konfirmuar edhe 11 raste pozitive me Covid-19, në mesin e tyre edhe një nënë me bebe nga Zubin Potoku.
Lajmin e ka bërë të ditur ka sot Aleksandar Antonijeviq nga Enti serb për Shëndetësi në Mitrovicën e Veriut.
Nga 11 raste, 4 prej tyre janë nga Zubin Potoku, 3 nga Zveçani, 2 nga Mitrovica e Veriut dhe 2 nga Leposaviqi.
Deri tani në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë janë regjistruar 69 raste pozitive në koronavirus, prej të cilëve dy kanë vdekur – një nga Leposaviqi dhe një nga Mitrovica e Veriut.
Gjithsej të infektuar me koronavirus janë në Mitrovicën e Veriut 29 (prej të cilëve një pacient ka vdekur dhe tre persona janë shëruar), në Zveçan 18, në Leposaviq 18 (prej të cilëve njëri ka vdekur), në Zubin Potok 13 dhe një person në pjesën jugore të lumit Ibër.