Konferenca e ardhshme ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të mbahet në fund të janarit të vitit 2021.
Kështu u kërkua nga prokurori Allan Tiger e gjykatësi Nicolas Guillou dhe u pranua nga mbrojtja, njofton Klan Kosova.
Prokurori Tiger ka thënë se gjykata nuk duhet të lejojë të ketë periudha të gjata kohore mes konferencave.
Avokati David Hooper, që përfaqëson Hashim Thaçin, ka propozuar që seanca e ardhshme të jetë në fund të janarit.
Të njëjtin mendim patën edhe avokatët e tjerë.