Komuna s’bëri asgjë, banorët detyrohen ta rregullojnë urën në Rastok që e dëmtoi shiu

Vërshimet e këtij viti në Kosovë kanë dëmtuar në masë të madhe shumë objekte, derisa në shumë vende ende institucionet s’janë marrë me rikuperimin e tyre.

Njësoj ka ndodhur edhe në fshatin Rastok të Komunës së Klinës, ku banorët u detyruan t’i përvishen punës.

Këta banorë kanë rregulluar urën e fshatit që ua dëmtoi shiu, ky veprim i tyre erdhi si pasojë e neglizhencës së Komunës.

Të njëjtit kanë thënë për Klina Info që disa herë e kanë adresuar problemin tek Komuna, ndërsa s’kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.
Madje në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Klinë, këtë shqetësim e kishte ngritur edhe asamblisti i PDK-së, Asdren Ramadani./Klina.info/