Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente në Klinë, njofton të gjithë qytetarët se pas reshjeve të borës të gjitha rrugët në tërë territorin e komunës janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar nga vozitësit.
“Po ashtu, kompania e kontraktuar nga komuna për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve është në gatishmëri të plotë për intervenim”, shkruhet në njoftimin e Komunēs së Klinës.
Në rast se ka rrugë të cilat kanë vështirësi të qarkullimit, qytetarët mund ta informojnë DSHPE-në në këta numra të telefonit:
049 428 900
049 907 895