Komuna e Skenderajt ndan nga 300 euro bursa për 164 studentë

Komuna e Skenderajt këtë vit do të ndajë 164 bursa për studentët nga kjo komunë.

Bursat kanë vlerën e 300 eurove për secilin studentë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Bekim Jashari i cili ka ftuar studentët të aplikojnë.

Ai ka ftuar edhe donatorët, bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë që të bashkëngjiten edhe këtë vit, në përkrahje të studentëve të Skenderajt.

Shkrimi Jasharit:

Po vazhdon aplikimi për përfitim të bursës komunale për studentët e komunës sonë, për vitin 2021.

Me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajmë 164 bursa për 164 studentë, me nga 300 euro për secilin student.

Po ashtu kërkoj nga donatorët, bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë që të bashkëngjiten edhe këtë vit, në përkrahje të studentëve të komunës sonë.

Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 17.06.2021.

I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.

Suksese