Komuna e Skenderajt është diskualifikuar nga gara për grantin e performancës komunale që e organizon Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sipas shkresës që ka pranuar kjo Komunë nga MAPL, ajo është vlerësuar me 54 pikë nga gjithsej 92 të mundshme, kështu duke mos përmbushur kriterin minimal prej 75% të realizimit të buxhetit për investime kapitale.
Në njoftim thuhet se Skenderaj ka një gjendje të tillë edhe për vitin 2021.
“Sipas vlerësimit të ministrisë, Komuna ka dështuar të përmbush kriterin kryesor lidhur me planifikimin, menaxhimin dhe realizimin e buxhetit, në kategorinë e investimeve kapitale gjatë vitit 2020. Fatkeqësisht, duhet të informojmë qytetarët se edhe viti 2021 ka këtë gjendje, në realizmin e buxhetit, e aq më keq edhe padi nga institucionet qendrore për mos përmbushje të ligjshmërisë”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.