Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari ka njoftur se së bashku me humanistin Halil Kastrati kanë dhuruar çelësat e shtëpive edhe për 5 familje tjera në nevojë.
Jashari në një publikim në facebook, ka pohuar se Komuna e Skenderajit dhe Me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” iu kanë dal në ndihmë dhjetrave familje në nevojë.
Publikimi i plotë i Jasharit në facebook:
Sot së bashku me humanistin e madh, hoxhë Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, të gëzuar e të lumtur kemi dhuruar çelësat e shtëpive edhe për 5 familje tjera në nevojë, nga Komuna e Skënderajt.
Me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” iu kemi dalë në ndihmë dhjetëra familjeve në nevojë nga Skënderaj, duke iu ndërtuar shtëpi dhe dhuruar banesa, gjë për të cilën i jam jashtëzakonisht falënderues hoxhës dhe kësaj shoqate humanitare e cila po buzëqeshë shumë familje në nevojë.
Familjet përfituese të 5 shtëpive që u ndanë sot janë: Xhemë Xhokaj, 5 anëtar nga fshati Llaushë; Mehmet Hoxha, 7 anëtar, Llaushë; Nuredin Meha, 5 anëtar, Prekaz i Poshtëm; Ferat Berisha, 4 anëtar, Kryshec dhe Hasan Hajrizaj, 4 anëtar nga fshati Abri e Poshtme.
Humanizmi është vlerë e lartë civilizuese që veçon popullin dhe shtetin tonë nga popujt e shtetet tjera