Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se komuna e Mitrovicës së janë ndarë 20 mijë euro për familjen Brahimi, pasi mbrëmë 15 anëtarë të kësaj familje mbëten të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Hamza përmes një postimi në facebook shtoi, i’u ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
“Të dashur qytetarë,
Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove.
Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar Hamza