KOMUNA E KLINËS DHE SHOQATA “JETIMAT E BALLKANIT” PO FILLOJNË NDËRTIMIN E 10 SHTËPIVE PËR FAMILJET SKAMNORE

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me hoxhën Halil Kastrati, sot kanë vizituar familjet përfituese, që falë bashkëpunimit të komunës së Klinës, shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe kontributit të njerëzve vullnetmirë, shumë shpejt do të iu ndërtohen shtëpitë 10 familjeve.

Kryetari Elezaj shprehi falënderim për hoxhën Halil Kastrati, shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe për të gjithë ata njerëz vullnetmirë që kanë kontribuar dhe po vazhdojnë të kontribuojnë që familjeve skamnore të iu dilet në ndihmë.
Elezaj theksoi se bashkëpunimi me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” ka qenë profesional dhe korrekt dhe theksoi se shpreson që edhe vitin tjetër do të vazhdojnë bashkëpunimin me shpresën që në një kohë të shkurtër të mos kemi raste të renda sociale.