Në selinë e kompanisë regjionale të ujësjellësit HIDRODRINI në Pejë, sot është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e furnizimit më ujë të pijes për Komunën e Klinës.
Ky projekt përfshinë thellimin e basenit akumulues për rritjen e sasisë së ujit dhe instalimin e pompave e stabilimenteve përcjellëse duke përfshirë edhe rrjetin elektrik.
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shprehur i kënaqur, sepse me realizimin e këtij projekti do të rriten kapacitetet e ujit në burim dhe furnizimit me ujë të pijes për qytetin e Klinës, lagjeve dhe fshatrave përreth, ku do të përfitojnë 14,000 banorë.
Vlera buxhetore e këtij projekti është 290,000.00 € .