Komunës së Klinës, respektivisht Zyra për Barazi Gjinore, ka përmbyllur fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, fushatë kjo e për vjetshme globale që fillon në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, e cila ka për qëllim të mobilizojë përpjekjet për të avokuar dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Në takimin përmbyllës morën pjesë nënkryetarja e komunës së Klinës, njëherësh kryesuesja e Grupit Avokues të Grave, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vitore Shala, përfaqësues fetar, z. Fitim Bojaj, përfaqësues nga Stacioni Policor në Klinë, Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, shoqëria civile përfaqësuese të Grupit Avokues të Grave si dhe institucioneve të tjera.
Këto 16 ditë janë përmbyllur me një numër të madh të aktiviteteve si: konferenca, tryeza diskutimi, intervista në radio, takime në bashkësi lokale, ecja nëpër qytet, vizita nëpër institucione shkollore etj.
Nënkryetarja Marqe Tanushi Selmanaj theksoi rendësin e bashkëpunimit zingjiror të gjitha institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.
“Po përmbyllim këtë fushat me shpresën që viti i ardhshëm të na gjejë të organizuar me mirë, me bashkëpunim me intensiv e mbi të gjitha si vend të mos përjetojmë ngjarje të rënda të cilat tronditën një shoqëri të tërë.
Fokusi i yni i përbashkët të jetë çdo ditë, jo vetëm gjatë kësaj fushate, ngritja e vetëdijes për rëndësinë e raportimit të dhunës me bazë gjinore në familje dhe kudo e cila do të ndikojë në emancipimin e shoqërisë sonë.” – ka thënë Selmanaj.
Grupi në përbërjen e lartcekur edhe njëherë apeloi të paraqiten rastet e dhunës në familje tek Policia e Kosovës Qendra për Punë Sociale si dhe avokatët e viktimave si dhe strehimoret/shtëpitë e sigurta.
POLICIA: 192. Të gjitha telefonatat janë falas, 24/7 dhe konfidenciale.
Zyra për Avokim dhe Ndihmë për Viktimat 080011112, gjithashtu edhe kjo linjë telefonike për ndihmë është falas dhe e hapur 24/7.
Ndërsa, linja telefonike për ndihmë në Klinë: 044278790.