Komuna e Klinës është radhitur ndër komunat më të suksesshme në ofrimin e shërbimeve publike sipas raportit të përformacës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2018 dhe ka përfituar grant nga MAPL në vlerë prej 45 000 euro.
Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hodzic, ka nënshkruar një marrëveshje financimi për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatra të Klinës.
Kryetari Elezaj ka falënderuar ministren Hodzic për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Komunës së Klinës në financimin e projekteve shumë të rëndësishme, që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Kjo është marrëveshja e dytë që nënshkruhet në mes të Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal brenda disa ditëve, pas marrëveshjes për financimin e projektit të rregullimit të shtratit të lumit “Istog” në vlerë 246 000 euro