Komuna e Klinës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se nesër më 15.06.2023 nga ora 18:30 nisin me dëgjimet buxhetore për publikun për kornizën afatmesme buxhetore 2024 – 2026
Zyrtarë nga Komuna do të jenë në fshatrat Sferkë, Gllarevë dhe Ujmirë.
Së pari nisin me Gllarevën, në Sallën e Sporteve “Jetoni”, në këtë fshat.
Komuna fton të gjithë banorët të bëhen pjesë e këtyre dëgjimeve buxhetore.
Pas këtyre takimeve do të vazhdojnë me agjendën e planifikuar.
Këtu gjeni detaje: