Me datë 13.09.2022 në sallën e Kuvendit Komunal në Klinës, nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës me këtë rend dite:
Ky është njoftimi i Komunës:
Shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me : Draft- Buxhetin e Komunës së Klinës – 2023-2025.
Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet e juaja do të merren në konsideratë në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës konform dispozitave ligjore.
Njoftimi i tillë ka mbështetje edhe në pranimin e transparencës së punës së organeve komunale dhe të Kuvendit të Komunës. Materiali në formë fizike mund te merret në Zyrën e Shërbimit për punë të Kuvendit njëherit gjendet edhe në ueb faqen e Komunës.
Propozimet e juaja lidhur me këtë draft-buxhet mund t’ i dorëzoni më shkrim në Drejtorinë Komunale të Financave, Ekonomi dhe Zhvillim si dhe në Shërbimin për punë të Kuvendit.
Mirëpresim propozimet dhe sugjerimet e Juaja në këtë takim.