Komuna e Klinës, përmes një postimi ka njoftuar të gjitha institucionet komunale, qytetarët, OJQ-të, Organizatat e biznesit, kryetarët e fshatrave, të Bashkësive lokale, media dhe të interesuarit tjerë, që Debati me Publikun do të mbahet më 14.11.2023, në sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar në ora 10:00.
R E N D I I D I T Ё S
Shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me :
1. Shqyrtimi i Draft-Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Klinës 2023-2028,
2. Shqyrtimi i Draft-Planit të Veprimit për të Zhvendosurit dhe Zgjidhje të Qëndrueshme 2023-2026.
Njoftimi i tillë ka mbështetje edhe në pranimin e transparencës së punës së organeve komunale dhe të Kuvendit të Komunës.
Materiali në formë fizike mund të merret në Zyrën e Shërbimit për Punë të Kuvendit, po ashtu, gjendet edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Klinës:
https://kk.rks-gov.net/…/1.20Draft…
https://kk.rks-gov.net/…/15/2023/10/2.20Shtojcat20I.pdf
https://kk.rks-gov.net/…/PLANI-I-VEPRIMIT-PER-TE…
Propozimet e juaja lidhur me këto akte mund t’i dorëzoni me shkrim në shërbimin për punë të kuvendit, kati I, zyra e dytë.
Gjithashtu, në mënyrë elektronike tek zyrtarët:
1. Ahmet Berisha, email: [email protected]
2. Vlora Tafili, email: [email protected]
Mirëpresim propozimet dhe sugjerimet e juaja deri në datën e mbajtjes së debatit dhe gjatë mbajtjes së këtij debati.
Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet e juaja do të merren në konsideratë në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës konform dispozitave ligjore.