Sot, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj, dhe drejtoresha e organizatës ndërkombëtare humanitare “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland Kosovë(ASB), znj. Dafina Hoxha, kanë bërë shpërndarjen e dhjetë motokultivatorëve për dhjetë familje që janë përzgjedhur nga lista e rasteve sociale, ku janë të përfshirë edhe përfitues të komuniteteve.
Me këtë rast, kryetari Elezaj ka falënderuar drejtoreshën e organizatës, znj Hoxha, që kanë përzgjedhur Komunën e Klinës për implementimin e projektit dhe ka theksuar gatishmërinë për realizimin e projekteve të ngjashme edhe në vitin e ardhshëm, në mënyrë që t`i dilet në ndihmë qytetarëve për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe themelimin e bizneseve të vogla familjare.
Elezaj uroi përfituesit e mjeteve bujqësore dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë me implementimin e projekteve të ndryshme, që do të ndikojnë në ofrimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve familjare.
Drejtoresha e organizatës, znj. Dafina Hoxha, theksoi se është jashtëzakonisht e kënaqur me bashkëpunimin korrekt dhe profesional që ka pasur me Komunën e Klinës dhe Qendrën për Punë Sociale në Klinë gjatë realizimit të projektit.
Shpërndarja e këtyre mjeteve bujqësore është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje e integruar socio-ekonomike për familjet shumë të prekura” dhe është financuar nga Komuna e Klinës dhe Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane.
Po ashtu, pesë familje tjera janë ndihmuar me mjete pune dhe kafshë shtepiake.