Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka filluar shpërndarjen dhe mbjelljen e fidanëve të lajthisë për përfituesit e këtij projekti.
Me këtë rast, drejtori i Bujqësisë në komunën e Klinës, Naser Morina, ka vizituar disa fermerë përfitues, të cilët kanë filluar mbjelljen e fidanëve.
Drejtori Morina theksoi se megjithëse jemi në një gjendje pandemie, kemi filluar realizimin e këtij projekti, në mënyrë që të inkurajojmë fermerët dhe shtoi se komuna për këtë vit ka planifikuar edhe projekte të tjera për fermerët, që do të ju krijojnë kushte të favorshme fermerëve për kultivimin e kulturave bujqësore.
Me këtë projekt do të mbjellën 2.5 hektarë fidane të lajthisë.