KOMUNA E KLINËS NDIHMON BUJQIT ME MAKINA MJELËSE DHE SPËRKATËSE KRAHU
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot ka bërë shpërndarjen e 54 makinave mjelëse për gjedhe, dele dhe dhi, po ashtu janë shpërndarë edhe 70 spërkatëse krahu, për 70 për përfitues, fermer.
Në shpërndarjen e këtyre mjeteve kanë marr pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Naser Morina.
Kryetari Elezaj theksoj se Komuna e Klinës do të vazhdojë të implemetojë projekte që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për bujqit dhe stimulimin e tyre për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Ai theksoj se me financimin e komunës këtë vit janë realizuar disa projekte të rëndësishme në sektorin e Bujqësisë, ndërsa shtoi se komuna shumë shpejt do të bëjë edhe shpërndarjen e motokultivatorëve, duke iu krijuar kushte të përshtatshme bujqve.
Ndërsa drejtori Morina, theksoi se në këtë kohë pandemie po mundohemi së sa do pak ti ndihmojmë fermerët dhe premtoi që projektet të tilla do të realizohen edhe ditët në vazhdim./Klina.info