Me kërkesë të 1/3 anëtarëve të kuvendit, kuvendi i komunës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në mënyrë elektronike, ku me qëllim që komuna të ofrojë ndihmë për familjet në nevojë dhe për menaxhim të situatës më virusin Covid- 19, është marrë vendim që të ndahen 90 mijë euro nga buxheti i komunës.
Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, siguron qytetarët se ky fond për menaxhim të situatës me virusin Covid-19, do të përdoret me arsyeshmëri dhe transparencë të plotë, duke u bazuar në kërkesat e familjeve nevojtare për furnizim me gjëra ushqimore dhe nevojave tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit