Komuna e Klinës ka shpërndarë sot frezë për fermerët përfitues në kuadër të procesit të subvencionimit me mekanizëm bujqësor nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lorenc Marleku.
“Mekanizmi bujqësor është faktor që mbështet rritjen e nivelit të punës, zvogëlimin e shpenzimeve si dhe rritjen e cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve, andaj mbesim të përkushtuar që investimet në bujqësi çdo vit të kenë rritje. Praktika të tilla i kontribuojnë edhe në zhvillimin e ekonomisë së Komunës së Klinës” – ka thënë kryetari Elezaj.
Frezat janë në gjatësi 1.6 m dhe numri i rëndëve është 8 copë, me ISO standarde evropiane e që vlera e tyre arrin shifrën afër 16 mijë euro.