Me 18 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Komunës së Klinës ka miratuar buxheti për vitin 2022!
Buxheti i Komunes së Klinës pēr vitin 2022 është 11,333,332 Euro.
Vendimi është marrë në seancën e VIII-të, të rregullt e punës, e Kuvendit të Komunes së Klines për vitin 2021, me gjasë seanca e fundit e kësaj qeverisje katër vjeçare.
Në fillim fjalë për punën katër vjeçare kanë dhënë kryesuesi i Kuvendit z.Fadil Gashi, shefat e grupeve kuvendare, z.Enver Berisha PDK, znj.Violeta Zefi LDK, z.Petrit Palushi AAK, znj.Saranda Elezi LVV.
Një fjalë përshëndetëse dhe falenderuese për punën e kuvendit dhe komunës së Klinës në përgjithësi mbajti anëtari më i vjeter i Kuvendit të Komunës z.Zeqir Morina.
“Të gjithë lavdëruan punën e Kuvendit dhe kryesuesit të kuvendit Fadil Gashi. Edhe kryetari i Komunës z.Zenun Elezaj, lavdëroj punën e Kuvendit në këto katër vite. Pika kryesore e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i draft buxhetit te komunes per vitet 2022 – 2024”.