Sot është bërë publikimi i raportit të Transparometrit nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku për nivelin e transparencës komunale nga 38 komuna të tjera 93 96 të mundshme apo 96.88%.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj i cili ka thënë se ky rezultat i shkëlqyeshëm është pasqyrë e qartë e punës transparente e llogaridhënëse që komuna ofron për qytetarët, mediat e shoqërinë civile dhe është dëshmi se kanë krijuar një kulturë pune të duhur në administratën komunale.
“Edhe pse jemi radhitur në vendin e dytë, me një pikë pas vendit të parë, prandaj e falënderoj kabinetin tim, zyrën e informimit dhe të gjithë zyrtarët e angazhuar të cilët kanë bërë një punë jashtëzakonisht profesionale e kanë treguar angazhim maksimal në vazhdimësi”, shkruan tutje Elezaj në faqen zyrtare në FB.