KOMUNA E KLINËS MË DATË 25 QERSHOR MBANË TAKIM PUBLIK

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët, se më datën 25.06.2020, e enjte, në ora 10:00 do të mbahet
TAKIM PUBLIK, ku do të prezantohen rrjedhat e qeverisjes në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, të arriturat, vështirësitë, synimet si dhe projektet kapitale.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim, me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, është kontribut i mirëpritur për të rritur transparencën e organeve të Komunës.

VËRJETJE:
Duke e pasur parasysh situatën e krijuar si pasojë e virusit COVID-19, takimi do të mbahet duke i respektuar masat sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, ku të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me dorëza dhe maska.

Pjesëmarrja juaj në takim duhet të konfirmohet paraprakisht në numrin kontaktues 049428900, më së largu deri më datë 24.06.2020, në ora 16:00, më qëllim të përgatitjeve të vendit të mbajtjes së takimit, për të cilin do të njoftohen më datë 24 qershor.