Komuna e Klinës ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në panairin e produkteve vendore me rastin e mbajtjes së festivalit folklorik “I këndojmë lirisë 2023”.
Kjo ftesë vlen për të gjitha bizneset, individët dhe organizatat joqeveritare.
“I këndojmë lirisë” mbahet me datën 6,7 dhe 8 qershor 2023 në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.
Panairi parasheh promovimin e rreth 40 bizneseve, duke ofruar hapësirë të përshtatshme, me tenda dhe tavolina pune dhe orar të përshtatshëm paralel me zhvillimin e festivalit folklorik, që rritë numrin e vizitorëve dhe mundësinë e mbështetjes më të madhe ndaj prodhuesve vendorë.
Për më shumë detaje, mund ta shihni ftesën publike.