Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Klinë, Fatjona Gashi përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se Komuna e Klinës iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022.
Ky është postimi i saj:
Bashkë me kryetarin z. Zenun Elezaj kemi pritur sot z. Burim Krasniqin nga OJQ ”ReplayPeace” i cili tashmë tradicionalisht organizon minimaratonën “Vrapo për autizëm” që ka për qëllim mbështetje dhe ndihmë për të gjithë fëmijët me autizëm.
Ne me kënaqësi pranuam të jemi pjesë e këtij aktiviteti i cili mbahet më 3 korrik 2022 në sheshin e Prishtinës dhe pritet të jetë i përmasave të mëdha fal punës së Burimit dhe bashkëpunimit me prindër, qytetarë, komunat e Kosovës etj.
Përgëzime Burim, ju shkoftë mbarë!
Më shumë rreth maratonës dhe mënyrës si të bëheni pjesë e saj, klikoni në linkun më poshtë;
Komuna e Klinës iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022.