KOMUNA E KLINËS FILLON PROCESIN E LEGALIZIMIT TË SHTËPIVE DHE OBJEKTEVE TJERA

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës që janë të interesuar të bëjnë legalizimin e objekteve dhe shtëpive të tyre, se pasi që janë bërë të gjithë përgatitjet lidhur me këtë procesit sipas ligjit të legalizimit në fuqi, nga sot të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për legalizim të shtëpive apo objekteve.

Aplikacionet për aplikim mund t`i merrni në zyrën pritëse në Komunës në katin përdhese dhe për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Të drejtën e legalizimit e kanë të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë shtëpitë apo objektet e legalizuara.