Bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, kam pritur në takim drejtorin e shoqatës SHHBK “Nëna Terezë”, z. Zef Shala, me të cilin kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive të familjeve në nevojë të komunës së Klinës.
Kam falënderuar z. Shala për përzgjedhjen e komunës së Klinës për këtë projekt, i cili do të ndikojë drejtpërdrejtë në sigurimin e kushteve më të përshtatshme për jetesë për familjet përfituese.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar shuma totale e projektit do të jetë 17 000 euro, ku 5 000 euro do të ndajë komuna e Klinës, ndërsa 12 000 shoqata SHHBK “Nëna Terezë”. Projekti do të përfundojë më 15 dhjetor 2020.