Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së “Arbeiter Samariter Bund- ASB”.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i kontratave me përfitues të pajisjeve bujqësore, si motokultivator dhe mjeteve të punës, bashkëfinancim ky i komunës së Klinës bashkë me ASB, në kuadër të implementimit të projektit “Mbështetje e Integruar Socio ekonomike për familjet e prekura pakicë dhe shumicë në Komunën e Klinës.”
Ky program ju del në ndihmë familjeve shfrytëzues të asistencës sociale për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe themelimin e bizneseve të vogla familjare.
Kryetari Elezaj me këtë raste është shprehur shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim që kanë arritur të përfitojnë dhjetë familje me shpresën që nga këto mjete të arrijnë të ndërtojnë biznese të suksesshme në të ardhmen.
Gjatë implementimit të këtij projekti, ASB ka zbatuar edhe aktivitetet si: vlerësimi i rasteve sociale, organizimi i trajnimit pesë ditor për përpilimin e biznes planit, video prezantimi i përfituesve të cilët kanë arritur ta zgjerojnë biznesin familjar nga vitet e kaluara si dhe monitorimi i vazhdueshëm.