KLINA DHE FONDACIONI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM EKONOMIK ARRIJNË MEMORANDUM BASHKËPUNIMI
Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj.Marqe Tanushi-Selmanaj, e shoqëruar nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale, z.Ilir Bacaj, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur, me të cilët është arritur memorandum bashkëpunimi për projektin ”INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”.
Nënkryetarja Selmanaj dhe drejtori Bacaj, gjatë këtij takimi janë shprehur të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje e cila synon integrimin social dhe ekonomik të të kthyerve si dhe grupeve në rrezik, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, të cilët janë të interesuar t’i krijojnë bizneset e tyre, që do të ju mundësojë të gjenerojnë të ardhura për familjen e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre.