Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lorenc Marleku, kanë pranuar donacion 600 fidane të pemëve të llojeve të ndryshme nga fidanishtja “Duhanaj”, pronar Lekë Duhanaj.
Elezaj dhe Marleku falënderuan z. Duhanaj për donacionin e dhënë për disa bujq të Klinës. Gjithashtu Elezaj, potencoi faktin se tani komuna e Klinës është në fazën e përgatitjeve për ndarjen e subvencioneve në mënyrë që kultura e të mbjellave të rritet dhe të kemi rendimente sa më të larta.