Sot, komuna e Klinës në bashkëpunim me përfaqësues të projektit “Integra”, kanë mbajtur sesionin informues të radhës për themelimin e Qendrës për Angazhim të Komunitetit-QAK, ku gratë dhe vajzat e riatdhesuara dhe jo vetëm, shprehën interesim për pjesëmarrje në këtë qendër dhe për temat dhe aktivitetet e parapara që do të zbatohen në QAK.
Nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj e cila ishte pjesë e këtij sesioni para një numri të grave pjesëmarrëse tha se kjo qendër do të jetë një adresë për të gjitha vajzat dhe gratë që synojnë aftësim dhe realizim konkret të përpjekjeve për ndërtimin e ideve, bizneseve dhe projekteve që mund të garantojnë edhe vetëpunësim.