Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, kanë pritur sot në sallën e Kuvendit të Komunës Asamblenë e Fëmijëve, ku kanë realizuar së bashku aktivitetin me moton “Fëmijë të lumtur”.
Fëmijët kanë pasur rastin të bashkëbisedojnë me kryetarin Elezaj, t`i paraqesin kërkesat, dëshirat dhe nevojat nga shkollat që ata përfaqësojnë.
Kryetari Elezaj gjatë këtij aktiviteti theksoj se shumë shpejtë do të vizitojë të gjitha shkollat ku u paraqiten të gjitha sugjerimet dhe në fund i`u uroj të gjithë fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve 1 qershorin me premtimin se institucioni që ai udhëheqë do të vazhdojë të ketë prioritet arsimin, duke krijuar kushte sa më të mira për edukim si dhe mundësi tjera për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
Gjithashtu, edhe drejtori Gashi, uroi fëmijët për ditën e 1 qershorit, ku tha se kujdesi ndaj tyre është obligim i gjithë shoqërisë sonë.