Kompletohen gjysmëfinalet e Euro 2020, mësohen datat dhe orari

Me dy ndeshjet që janë zhvilluar mbrëmë ka mbaruar faza e çerekfinaleve të “Euro 2020”.

Në mesin e katër skuadrave gjysmëfinaliste janë Spanja, Italia, Danimarka dhe Anglia.

Kurse të marten do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë Itali -Spanjë, e një ditë më vonë do të zhvillohet ndeshja Angli – Danimarkë.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nga ora 21:00 në stadiumin e ‘Wembley’.