Pavarësisht se kishte mbi 3 milionë litra derivate rezervë, të cilat i kishte blerë me çmimin normal kompania e derivateve Shell/Al Petrol qytetarëve të Kosovës ua shiti me çmim mashtrues. Ani pse e kishte blerë 1.06 euro, ajo një litër naftë në ditët e para të muajit mars e shiti deri në 1.80 euro.
Ditët e para të muajit mars, në kohën e pikut të luftimeve në Ukrainë, kompanitë e derivateve në Kosovë kanë ngritur çmimet.
Pikërisht në kohën e krizës, ndonëse kishin rezerva kompanitë e derivateve, rritnin çmimet 10 deri në 20 centë brenda ditës. Kjo zgjati disa ditë më radhë, deri çmimi arriti deri në 1 euro e 80 cent.
Duke parë këtë ngritje të menjëhershme dhe shumë të shpejtë, kryeminsitri Albin Kurti mori vendim duke ulur marzhën e fitimit të tyre.
Me datën 4 mars 2022, një ditë pas vendimit të Kurtit, Administrata Tatimore ka kërkuar nga kompanitë e derivateve që të dorëzojnë në këtë institucion dokumentacionin e stokut momental.
Kjo kërkesë është bërë me qëllimin që të implementohej vendimi i Kurtit për të mos lejuar korporatata e naftës që të kenë më shumë se 6 përqind fitim në shitjet me pakicë.
Ndërsa në shitjet me shumicë vendimi parashihte marzhë prej vetëm 4 përqind.
Kompania Shell / Al Petrol ka raportuar në Administratën Tatimore të Kosovës se ka mbi 3 milionë e 400 litra në stok.
Sipas dokumentacionit, ky stok është krijuar gjatë muajt shkurt derisa çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri 1, 06 cent.
Gazeta Insajderi, posedon raportet e korrespodencat mes ATK-së e kësaj kompanie private.
Mirëpo nga data 1 mars deri me 10 mars, siç dëshmojnë të dhënat publike, kompania Shell ka shitur një litër naftë me çmim deri ne 1 euro e 80 cent.
Gazeta Insajderi, pasi ka siguruar dokumentacionin përmes së cilave zbulohet se kompanitë e derivateve të naftës kanë pasur mjaftueshëm rezerva në stok por pavarësisht kësaj kishin rritur çmimin e derivateve deri në 1 euro e 80 centë, ka kërkuar të dijë nga insitucionet shtetore se a kanë dalur në inspektim.
Këto të dhëna i posedon Administrata Tatimore e Kosovës. Ky insitucion nuk ka treguar nëse për të njëjtat e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit.
Gazeta ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria dhe Ministria e Tregëtisë kanë nisur hetime rreth kësaj çështje.
Por, asnjëra nga Insitucionet shtetore nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës. Nuk kanë treguar nëse kanë qenë në dijeni të sasisë së rezervave që kanë pasur kompanitë e derivateve.
Ato nuk kanë treguar as nëse kanë nisur hetime ndaj kompanive që rritën çmimet në kurriz të varfërimit të qytetarëve duke u shkaktuar panikë te ta pikërisht në kohën e shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Gazeta lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje edhe tek kompania Shell/ AlPetrol, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.
Kompania Al Petrol që është përfaqësuese e brendit Shell udhëhiqet nga biznesmeni Arbër Kryeziu. Ky biznesmen i njohur për shkelje të ndryshme ligjore. Ai ka qenë i përfshirë në rastin e famshëm të inspektorëve të Prishtinës.
Inspektorët e ndërtimit të kësaj komune janë dënuar me burgim për favoret të kundërligjshme që ia kishin bërë një grupi biznesmenësh kosovarë, përfshirë Arbër Kryeziun e Al Petrol.
Po ashtu, Kryeziu në hulumtimet e mediave kosovare është përshkruar si person që ka keqpërdorur brendin e Shell.
Keqpërdorimi i brendit Shell – Pikat e Shell Kosova, nuk shesin derivate të gjigantit holandez
“Karburantet që shiten në pikat e ‘SHELL Kosova’ nuk janë karburante të nxjerrja nga pusetat dhe rafineritë e gjigantit holandez, ‘SHELL’.
Nafta dhe benzina që shitet në pikat e ‘SHELL’ në Kosovë importohen nga rafineri të ndryshme, e jo nga ato markës së njohur botërore,”, thuhet ne hulumtimin e publikuar nga portali Reporteri në mars të vitit 2020.
Sic shkruante portal ”Reporteri”, nga të dhënat që ka siguruar nga Doganat e Kosovës, është zbuluar se derivatet që importon në Kosovë kompania “AL-Petrol SHPK” e cila që nga vitit 2018 ka marrë të drejtën e përdorimit të brendit ‘SHELL’ në pikat e saj të shitjes në Kosovë, janë të prodhuesve të tjerë, e jo të gjigantit holandez ‘SHELL’.
Të dhënat zbulojnë se ‘AL-Petrol SHPK’, gjatë periudhës shtator-tetor 2019, vazhdimisht ka importuar në Kosovë, naftë nga rafineri të ndryshme nga Italia dhe Arabia Saudite, që destinacion të parë kanë pasur Shqipërinë, përmes Portit të Durrësit, e më pas janë bartur në Kosovë.
Në të njëjtën periudhë, ‘AL-Petrol SHPK” ka importuar në Kosovë edhe benzinë nga Greqia të prodhuesit ‘Hellenic Petroleum S.A.’, i shpërndarë nga ‘OKTA’, me qendër në Shkup.
Kompania kosovare ‘AL Petrol SHPK’, që prezanton “marrëveshjen me SHELL për licencë dhe brendim” të pikave të saj të shitjes në Kosovë, pretendon se derivatet që importon në Kosovë e që shiten në pompat e karburanteve ‘SHELL Kosova’ janë sipas standareve që përcakton gjiganti ‘SHELL’ me seli qendrore në Rotterdam të Holandës.
Mashtrimet e EX FIS dhe HIB Petrol
Mashtrimin e kompanisë së derivateve EX Fis, me çmimet e karburnateve gjatë ditëve të para të muajit mars i kishin denoncuar gazetarët kosovarë.
Kjo kompani kishte importuar derivatet me çmim të ulët, kishte deklaruar në shtet kur i është kërkuar se ka në stok mbi 3 milionë litra por që të njëjtin e kishte shitur me çmimin deri në 1.80 euro.
Kjo kompani kishte qenë po ashtu donatore e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve
EX Fis, fillimisht kishte bërë një njoftim duke treguar se kishte vendosur që naftën ta shes në treg pa fitim, vetëm sa për ta mbuluar koston e blerjes.
Njoftimi i saj i datës 8 Mars, ishte respektuar nga ajo vetë vetëm për një ditë. Vetëm pas një dite ‘EX FIS’ i kishte shtrenjtuar çmimet brenda ditës, duke mashtruar kështu qytetarët.
Vet kompania Ex Fis kishte deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës, se ka mbi 3 milionë litra në stok për shitje me pakicë. Për të njëjta sasi që kishte në stok ajo ka nisur shitjen me çmime të fryra që kanë arritur deri në 1.80 euro.
Javën e kaluar edhe për kompaninë tjetër që kishte shitur derivate me çmim mashtrues. Hib Petroli posedonte rezerva të derivateve në stoqe në sasinë prej mbi 3 mijë litrash.
Pikërisht në ditën kur rapotoi gazeta, shteti ndërhyri në këtë kompani. HIB Petroli tash përballej me shtetin edhe për një mashtrim tjetër.
Hetimet disa mujore të intelegjencës së Doganave të Kosovës kishin rezultuar se korporata Hib Petrol, është duke kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin.
Dyshohej se kompania kishte falsidikuar dokumente për t`i ikur taksave.
Gazeta ka zbuluar se i arrestuar në këtë aksion është Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”.
Ai është arrestuar pas dyshimeve “për falsifikim të dokumenteve me qëllim të lirimit nga taksat