Sot një ndër rrugët më të frekuentuara të fshatit Zajm të Klinës është bllokuar.
Sipas banorëve rruga është bllokuar nga një kompani private e cila e ka prerë asfaltin për çështje të ujësjellësit.
Ata thonë për Klina.info se kompania në fjalë nuk kanë vënë asnjë shenjë të paralajmërimit, çka se po detyrohen ta ndërrojnë komplet rrugën për të qarkulluar.