Kompania prodhuese e produkteve të mishit “MEKA”, po arrinë çdo vit të përmbyllë me sukses dhe rritje të produktivitetit në saje të menaxhimit të drejtë dhe punës së palodhshme të punëtorëve, shkruan KosovaPost.
Sikur që jemi mësuar që kjo kompani nga viti në vit të ngritë kapacitete prodhuese, edhe në vitin që po e lëmë pas, ka arritur ta përmbyllë jo me më pak se 22 për qind rritje, krahasuar me vitin paraprak.
Kështu kompania ’MEKA’, me prodhimet cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit, mbetet kompania lidere, e cila pëlqehet më së shumti nga konsumatorët e Kosovës, por edhe gjetiu.
Kështu kompania ’MEKA’, me prodhimet cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit, mbetet kompania lidere, e cila pëlqehet më së shumti nga konsumatorët e Kosovës, por edhe gjetiu.
Kjo kompani, përveç se në tregun e Kosovës ka orientim të konkurrojë me cilësi të standardeve evropiane, nuk mbetet prapa as edhe konkurrencës së trajtimit të punëtorëve të saj, derisa përveç kushteve të punës që janë të nivelit evropian, ata punëtorët e tyre çdo vit i shpërblejnë edhe me pagën e 13, ndërsa këtë vit, punëtorët e kompanisë ‘Meka’ do të marrin pagën e 14, që do të thotë dy paga më shumë për një vit kalendarik.
Se Meka ka dal të rrit prodhimtarinë e saj për 22 për qind më shumë,krahasuar me vitin paraprak, ka treguar edhe pronari i saj Pirro Piraj, përmes një postimi në Faceboook, ndërsa ka falënderuar Zotin por edhe konsumatorët që zgjedhin produktet e tyre për konsum.
Sipas tij, kur bilancet e fundvitit janë pozitive, drejtuesit e kompanisë motivohen për më tepër angazhim në vitin që pason.
Piraj ka konfirmuar për KosovaPost, se punëtorët e kompanisë ‘Meka’, këtë vit do të marrin edhe pagën e 14, dy paga më tepër se një vit kalendarik
Postimi iplotë i Pirajt:
Fundi i vitit gjithmonë shërben për t’i bërë bilancet e punës, e kur bilancet janë pozitive drejtues të kompanisë “Meka” thonë se ato të motivojnë për shumë më shumë punë e angazhim gjatë vitit të ardhshëm.
“Sikurse tash e disa vite me radhë, edhe këtë vit trendi i rritjes vazhdon me mbi 22% më shumë se vitin e kaluar. Falënderimi i takon Zotit si dhe të gjithë konsumatorëve të produkteve Meka, që pa hezitim i zgjedhin produktet tona!”, ka thënë pronari Pirro Piraj.