Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, e ka ftuar për ditën e premte ministrin e Financave, Hekuran Muratin për të raportuar në komision lidhur me ngritjen e çmimit të bazës tatimore në pronë në 100 për qind.
Komisioni vendosi që mbledhja me ministrin Murati të mbahet të premten në orën 13:30.
Për shtrenjtimin e tatimeve në pronë ka pasur kritika këto ditë nga deputetë të opozitës dhe shumë qytetarë.
Komisioni në mbledhje shqyrtoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikushme, por i njëjti nuk është hedhur në votim.