Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot do të jetë për një vizitë në Kosovë, ku pritet të takohet me liderët shtetërorë, ndërsa temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi antiCOVID.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë kësaj jave ka vizituar shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në Kosovë arritën të martën 4,680 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.
Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.