Procesi i votimit në Serbi po shkon i qetë, përjashtuar rrahjes mes disa komisionerëve në Novi Pazar.
Gazetari Idro Seferi tregoi në Klan Kosova se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe në mënyrë të qetë.
Presidenti i tanishëm i Serbisë, dhe njëherit kandidat për këtë post, Aleksander Vuçiq, ka votuar në orën 7 të mëngjesit.
Vuçiq përballë ka 7 kandidatë të tjerë, por sipas Seferit, nuk pritet ndonjë risi, pasi favorit për t’i fituar zgjedhjet është përsëri Vuçiqi.
Ndiqni videon për më shumë detaje