Sipas studimeve të shumta të kryera ndër vite, kombinimi i disa ushqimeve të caktuara, mund të bëjë që lëndët ushqyese në to të kenë një ndërveprim të fuqishëm.
Disa ushqime dhe lëndë ushqyese funksionojnë më mirë kur janë së bashku, duke i falur shëndetit tuaj vlerat maksimale.
Kombinimet e sakta jo vetëm që mund të nxisin trupin tuaj në thithjen e lëndëve të ndryshme ushqyese, por gjithashtu përmirëson aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet.
Brokoli dhe domate
Domatja është e pasur me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen, ndërsa brokoli përmban një tjetër fitonutrient të dobishëm të quajtur sulforafan. Së bashku, këto të dyja falin vetitë e tyre parandaluese të kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës. Si tek domatet ashtu edhe tek brokoli, vlerat e tyre ushqyese rriten edhe më kur zihen në avull ose gatuhen. Ky çift perfekt rrit imunitetin tuaj.
Çaj jeshil dhe limon
Çaji jeshil është i pasur me shumë antioksidantë të dobishëm për shëndetin. Sipas studiuesëve kapaciteti antioksidues i çajit jeshil rritet 5-10 herë kur shoqërohet me pak lëng limoni. Kjo është për shkak të pranisë së vitaminës C në limon, e cila shoqërohet në mënyrë të përkryer me antioksidantët në çajin jeshil. Ky kombinim i thjeshtë mund të rrisë imunitetin tuaj, të parandalojë plakjen e parakohshme dhe gjithashtu mund të luftojë disa lloje kanceri.
Shafran i Indisë dhe piperi i zi
Forma bioaktive e shafranit të Indisë është kurkumina, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm të njohur. Jo vetëm që është anti-inflamatore, por ka veti të forta kundër kancerit. Përbërësi bioaktiv i pranishëm në piperin e zi njihet si piperinë. Kur këto përbërës bashkohen, ndihmojnë në rritjen e fuqisë kundër kancerit.
Perime dhe vaj arrorësh
Pak vaj ose spërkatja e disa arrorëve të copëtuar mbi gatimet me perime është mënyra më e mirë për të fuqizuar vitaminat e pranishme në perime. Ky shtim i yndyrave të shëndetshme mund të ndihmojë në rritjen e përthithjes së lëndëve ushqyese si alfa dhe beta karoteni, luteina dhe likopeni, përveç rritjes së përthithjes së vitaminës E, A dhe K. Kjo do të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj duke u siguruar që të thithni të gjitha të mirat e vitaminave të tretshme në yndyrë nga perimet. /AgroWeb.org/