Komandanti RC-W promovon sinergjinë ndër institucionet e Kosovës perëndimore

Komunikate shtypi

Peje, 4 shkurt 2022.
Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) te KFOR-it, ka përmbyllur këtë javë me tri takime të rëndësishme prezantuese në komunën e Pejës me kryetarin Gazmend Muhaxheri e me Drejtorin e Policisë Rajonale Shaban Shala dhe në Komunën e Dragashit me kryetarin Bexhet Xheladini.

Drejtori i Policisë Rajonale konfirmoi gatishmërinë e tij të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm të krijuar ndër vite me KFOR-in, të cilit i është gjithmonë mirënjohës për trajnimin dhe pajisjet e marra nder kohë. Profesionalizmi, integriteti dhe përgjegjësia e forcave të policisë nuk janë thjesht një slogan, por cilësi të brendshme të çdo polici që vë në rrezik jetën e tij çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Koloneli Javarone, pasi ka ripërtërirë përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur në zonën e tij të kompetencës, ka përcaktuar me kryetarin e Pejës disa projekte të mundshme për vitin aktual siç është furnizimi me pajisje mjekësore per Qendrën e mjeksise familjare të Komunës, dhurimi i laptopëve për shkollën “Pjeter Budi” dhe inkurajimi i disa qendrave rinore me etni të ndryshme te pranishme në zonë.

Me kryetarin e komunës së Dragashit, koloneli Javarone trajtoi problemin e përhapjes së shpejtë të COVID-19 në Kosovë, rëndësinë e vaksinimit dhe shorehu gatishmerine për të vlerësuar disa projekte për promovimin e shoqatave lokale të të rinjve, pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.