Në kuadër të shënimit të Ditës së Veteranit, komandanti i Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, së bashku me stafin e tij, vizitoi sot degën e OVL-UÇK-së.
Gjatë vizitës, Bytyqi shprehu mirënjohjen e tij për sakrificën dhe kontributin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe respektimit të vlerave të luftës për liri, shkruan Klina.info.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së falënderuan komandantin dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit të veteranëve.
Kjo vizitë shënon një shembull të bashkëpunimit dhe respektit institucional ndaj atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.